Pagesa rekorde me MobilePay në Danimarkë

Meso per danimarken

Afërsisht 1.000.000 transaksione bankare në ditë bëhen me MobilePay në Danimarkë ose në gjithë vitin 2020 janë bërë rreth 351.000.000 transaksione bankare me MobilePay, gjithësej për këtë vit janë bërë 123.000.000.000 korona daneze pagesa bankare me MobilePay. Kështu njoftoi sot mobilepay.dk në një konferencë për mediume.

Ata deklarojnë se këtë vit ka një rritje prej 20% të pagesave me MobilePay në Danimarkë, në krahasim me vitin e kaluar.

MobilePay u lansua në treg në vitin 2013 në Danimarkë dhe pagesat ose transaksionet me MovilePay janë falas për persona privat, përveç firmave dhe kompanive që paguajnë një taksë për transaksionet e tyre.

Me MobilePay mund:

-të dërgojsh para tek të tjerët/ të pranojsh nga tjerët,

-të paguajsh faktura,

-të blejsh në dyqan ose online

-të dhurojsh para si dhuratë

-të krijosh një xhiroBox për pagesa personale

-të ndajsh pagesat me të afërmit ose shoqërinë.

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: mobilepay.dk