Shqiptarët në RMV festojnë nëntorin

Lajme

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut filluan festimin e festave të nëntorit me koncertet e artistëve shumë profesional të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare të R. Së Maqedonisë së Veriut.

Premiera koncertale apo koncerti i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare ne RMV filloi mbrëmë të shtunën me 16 nëntor pikërisht aty ku edhe filluan të gjitha proceset që fortifikuan identitetin kombëtar të shqiptarëve, në Tetovë!
Ansambli e filloi rrugëtimin e koncerteve në Tetovë, do të vazhdojë në gjitha qytetet e RMV dhe rrugëtimin do ta përfundojë me koncertin e madh që do ta mbajë me 28 nëntor në Shkup.

Ansambli u formua në vitin 2018 dhe për drejtor ka z.Jeton Pustina. Ansambli, edhe pse është vetëm 1 viti i vjetër, është duke treguar rezultate të mira dhe shumë profesionale në sferën kulturore në RMV.

Nga: Bardhyl Islami