Me lëshimin në përdorim para një muaji të Metro’së në pjesën tjetër të qytetit të Kopenhagës, komuna e Kopenhagës ka për qëllim që banorët e saj të përdorin sa më shumë që është e mundur mjetet e trafikut urban si trenat urban, metro’të dhe autobusët urban. Me këtë banorët kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Kopenhagë. Ndryshe thënë, komuna e Kopenhagës me ofrimin e këtyre kushteve për transport urban në qytet, kushtëzon banorët që mos e përdorin shumë veturën në qytet.
Nga 1 janari 2020 komuna e Kopenhagës shtrenjton çmimet për parkim në Kopenhagë, me këtë e shton edhe një kusht që banorët sa më pak që është e mundur të përdorin veturat e tyre në qytet.
Çmimi për parkim në Kopenhagë për 1 orë sipas zonave
Parkim falas në Kopenhagë
Ju mund të parkoni falas veturën në të gjitha zonat në Kopenhagë çdo të shtunë nga ora 17.00 pasdite deri të hënën 8.00. Ju gjithashtu mund të parkoni falas veturën në ditët e festave shtetërore zyrtare, deri të nesërmen në ora 8.00.
Parkimi falas në Kopenhagë është në këto ditë të vitit:
- të dielave
- 1 janar
- Ditët e festës së Pashkëve: E enjtja e Pashkëve, e Premtja e gjatë, Dita e 1 e Pashkëve, Dita e 2 e Pashkëve
- Dita e Madhe e Lutjes
- Dita e Krishtit
- Dita e Kushtetutës së Danimarkës (5 qershor)
- Dita Pinse: dita e 1 e Pinse’ve dhe dita e 2 e Pinse’ve
- Krishtlindje: 24, 25 dhe 26 Dhjetor.
* Mbrëmja e Krishtlindjes (24/12) dhe Dita e Kushtetutës (5/6) nuk janë festa zyrtare. Nëse duhet të parkoni në një zonë me kohë të caktuar me pagesë, atëherë në këto dy ditë duhet të zbatoni rregullat për parkimin me kohë të kufizuar.
https://parkering.kk.dk – Parkingu në Kopenhagë. Këtu gjeni gjitha informatat për vendet e parkingut në Kopenhagë, si:
-zonat e parkingut me pagesë, -zonat e parkingut me kohë të caktuar
-zonat e parkingut falas
-aplikimi për leje parkingu si banor dhe si i huaj në Kopenhagë, dhe;
-çmimet për parking në çdo zonë në Kopenhagë
https://www.kk.dk/licenszoner – Zona e parkingut për banorët e Kopenhagës. Këtu mund të bëni kërkesë për lisencë (leje) për parkim falas ose me pagesë vjetore të veturës, si banor i Kopenhagës.
Nga: Bardhyl Islami