Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështjet Ekonomike dhe Investime z.Fatmir Bytyqi ishte në vizitë zyrtare dy-ditore në Danimarkë.
Ai pati disa takime të suksesshme me kompani të mëdha nga Danimarka për të promovuar kthimin e investimeve në RMV, si dhe takime me diasporën tonë të biznesit në Danimarkë, të cilat mund të jenë një shtysë reale ekonomike për vlerësimet e investitorëve në RMV.
Zv.kryeministri promovoi mundësitë e investimeve në RMV dhe foli për forcimin e zinxhirëve të vlerës dhe transferimin e tyre nga vendet lindore pranë kufijve të BE-së. Kjo do të çojë në një rritje të vlerës së shtuar dhe avantazheve konkurruese për vendin tonë dhe investitorët, të cilët nuk do të përballen më me situatën aktuale të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit dhe në këtë mënyrë prishin stabilitetin dhe parashikojnë tregun.
Në këtë vizitë zyrtare, ai u takua me Ministrin e Tregtisë së Danimarkës, z.Stan Homel, me z.Filipe Volot, drejtor i Danske Bank, me drejtorin e Industrive Daneze, Jens Holst Nielsen ku u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve dhe rritjes së promovimit të RMV’së si një destinacion i favorshëm për investimin e kompanive daneze.
Z.Fatmir Bytyqi pati një takim edhe me bashkatdhetarët tanë në Kopenhagë. Ai u mahnit kur dëgjoi për sukseset e bashkatdhetarëve tanë, aq më tepër për dëshirën e tyre për të mbështetur atdheun me mendje dhe shpresë që ta shohin edhe më të suksesshëm. Aty u bisedua edhe për mundësitë e tyre për investim në atdhe.
Vizitën e tij dyditore të biznesit në Mbretërinë e Danimarkës, z.Fatmiri e përfunduam me një kafe relaksuese në ambasadën e RMV’së në Kopenhagë. Ai falemenderoi ambasadorin z.Faton Bejta dhe gjithë ekipin e tij për organizimin dhe mundësinë që ta prezantojmë RMV’në me të gjitha potencialet që ka në Danimarkë.
Burim info: Ambasada e RMV’së në Danimarkë
Nga: Bardhyl Islami