DIASPORA SHQIPTARE NË DANIMARKË E PAINTERESUAR PËR ZGJEDHJET NË MAQEDONI

Lajme
Të dielën me 11 dhjetor 2016 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë edhe diaspora e Maqedonisë ose banorët e Maqedonisë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë vendit dhe banorët që kanë qëndruar mbi 3 muaj jashtë vendit. Këta banorë fitojnë të drejtën të votojnë vetëm nëse rregjistrohen në konsullatet dhe ambasadat e Maqedonisë ose në webfaqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni www.sec.mk.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, në amabsadën e Maqedonisë në Kopenhagë janë rregjistruar vetëm 51 banorë të Maqedonisë për të votuar në këto zgjedhje, nga gjithësej (afërsisht) 12.000 banorë nga Maqedonia me banim të përkohshëm ose te përhershëm në Danimarkë.

Shkaku i numrit aq të ulët i të interesuarve nga diaspora shqiptare e Maqedonisë në Danimarkë për zgjedhjet 2016 në Maqedoni është se, gjithë ata që u rregjistruan për të votuar në zgjedhjet e fundit në amabasadën e Maqedonisë, të gjithë ata u fshinë nga rregjistri qendror në Maqedoni, me cka të gjithë këta banorë humbën të drejtën e marrjes së letërnjoftimit në Maqedoni. Vlen të theksohet se në Maqedoni pa letërnjoftim diaspora shqiptare nuk mund të blejë pronë të patundshme ose të investojë në Maqedoni.

Diaspora e Maqedonisë do të votojë një ditë para ditës së zgjedhjeve do me thënë të shtunën me datë 10 dhjetor 2016 në konsullatet dhe ambasadat e Maqedonisë. Diaspora shqiptare e Maqedonisë në Danimarkë mund të votojë në amabasadën e Maqedonisë në adresën: H.C. Andersens Boulevard 37, 2. tv.
1553 Kopenhagë V.

Nga: Bardhyl Islami