Nga 1 janari, benzina juaj quhet E10 në Danimarkë

Lajme

Nga 1 janari i vitit 2020, në Danimarkë benzina juaj do të quhet E10. Kjo benzinë përbën 10% bioethanol për atë shkak quhet E10. Kjo është bërë që të zvogëlohet ndotja e ambientit në Danimarkë dhe për ta bërë vendin edhe më të gjelbër/ ekologjik. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Direktiva e Gjelbër e BE-së kërkon një minimum prej 10% të energjisë rinovuese në transport nga viti 2020. Ajo përmbushet në Danimarkë me Aktin e Biokarburanteve, për këtë arsye nga 1 janari i vitit 2020, Danimarka kalon nga benzina E5 që aktualisht përdoret, në E10 si standard në benzinë.

Rritja e bioethanolit në benzinë ​​është një nga mënyrat se si mund ta bëjmë vendin më të gjelbër/ ekologjik.

Çfarë do të thotë kjo për ju?
Shumica e veturave me benzinë në Danimarkës janë aprovuar të drejtojnë në E10. Prandaj, thjesht vetëm mbusheni veturën me benzinë ashtu sikurse e keni mbush deri më tani. E10 është thjesht një standard i ri, në vend të E5.

Nëse keni një veturë dizel, ky lajm nuk vlen për ju.

Rreth 5% e veturave nuk është aprovuar për E10. Këto janë zakonisht vetura më të vjetra (para viteve të ’90) ose disa nga modelet e para të injektimit turbo.

Nëse keni një veturë nga 2011 e këndej, atëherë vetura është e lejuar për të djegur benzinë E10.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse vetura juaj mund t’i rezistojë E10, mund të kërkoni markën e veturës tuaj në këtë listë: këtu

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni dyshime, gjithmonë mund të kontaktoni shitësin ose punëtorinë e veturës tuaj dhe të pyesni posaçërisht për veturën tuaj të veçantë.

Nëse vetura juaj nuk është aprovuar për E10, ju përsëri mund përdorni benzinë E5 në pompat e benzinës në të gjithë vendin, por nuk do të ketë benzinë E5 në të gjitha pompat e benzinës në vend. Shikoni mirë shenjën E10 ose E5 para se të mbushni veturën me benzinë.

Çfarë do të thotë kjo për klimën?
Për shkak se shtohet dy herë më shumë bioethanol në benzinë, kjo do të thotë se do të lëshohet më pak CO2 në natyrë dhe ndotja e ambientit do të zvogëlohet. Në total, kjo lloj benzine E10 do të zvogëlojë emetimet e CO2 me rreth 200,000 ton në vit nga E5 në E10.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: drivkraftdanmark.dk