Me 1 nëntor 2022 – zgjedhje të parakohshme parlamentare në Danimarkë

Lajme

Të martën me 1 nëntor 2022 u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare në Danimarkë. Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur me 5 qershor 2019 dhe zgjedhjet e rregullta priteshin të mbahen në vitin e ardhshëm me 2023. Kriza brenda qeveritare në Danimarkë bëri që kryeminitresha znj. Mette të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare para 4 javësh.

Të drejtë votimi në këto zgjedhje kanë 4.270.774 shtetas danez të regjistruar në listën e votuesve, nga këto 2.537 votues janë votues që jetojnë jashtë Danimarkës.

Në zgjedhjet e sivjetme ka 51.237 më shumë votues ose 1.2% më shumë se në zgjedhjet e fundit me 5 qershorit 2019.

Në këto zgjedhje do të garojnë 14 parti politike për 179 vende të deputetëve në parlamentin danez. Nga 179 deputet, 175 zgjedhen në Danimarkë, 2 deputet në Ishujt Faroe dhe 2 deputet në Gronlandë.

Temat që dominojnë në këto zgjedhje janë: klima dhe mungesa e punëtorëve në Danimarkë. Zakonisht tema për diskutim dhe që çdoherë janë aktuale në zgjedhjet në Danimarkë janë: shëndetësia, vendet e punës dhe ekonomia, shkollimi, klima dhe mjedisi, refugjatët dhe integrimi i të huajve, jeta sociale, drejtësia dhe dënimet, kultura, politika internacionale e Danimarkës.

Votuesit që janë në dyshim për kë të votojnë, mund të bëjnë një KANDIDATTEST online dhe të vërtetohen për kë duhet të përcaktohen.

Fakt shumë interesant: që nga viti 1990, në çdo zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja e votuesve a qenë 80-89% votues.

Të drejtë vote kanë vetëm banorët që kanë shtetësi daneze dhe ato shtetas danez që jetojnë jashtë shtetit deri në 2 vjet. Pas 2 vjetësh banimi jashtë shtetit, u merret e drejta për të votuar për gjitha zgjedhjet në Danimarkë.

Në Danimarkë ka shumë afërsisht 7.000 shqiptarë (burime jozyrtare) që kanë shtetësi daneze dhe që kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare 2022. Shpresojmë që të kenë dalë në votim dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

 

Nga: Bardhyl Islami