20 nëntor 2022 – 18 dhjetor 2022 – KB Katar 2022
Nga 20 nëntor filloi kampionati botërorë në futboll i cili mbahet në Katar. Është hera e parë që kampionati botërorë mbahet në stinën vjeshtë/ dimër.
Në këtë kampionat do të garojnë 32 shtete nga gjithë planeti jonë. Këta 32 shtete janë të ndara në 8 grupe të shënuara me shkronjat A, B, C, D, E, F, G dhe H.
Dy shtete nga çdo grup kualifikohen për garën e mëtutjeshme në finale.
Në këtë kampionat botërorë merr pjesë dhe Danimarka e cila merr pjesë në grupin D bashkë me Australinë, Francën dhe Tunizinë.
Danimarka ka një ekip cilësorë dhe me futbollistë mjaftë të njohur. Me këtë ekip, Danimarka ka shumë shanse që të kualifikohet për në garën e mëtutjeshme për në finale.
Ndeshjet e futbollit të këtij kampionati mund ti ndiqni drejtpërdrejtë në Danimarkë në kanalet televizive: DR1, DR2, DRtv, tv2, tv2play dhe tv2sport.
Shikim të këndshëm dhe suksese ekipeve pjesëmarrëse.
Nga: Bardhyl Islami