Rezervimi ligjor është një nga katër rezervimet ligjore daneze (në raport me BE-në), që ka ekzistuar që nga Marrëveshja e Edinburg’ut në vitin 1993. Më 3 dhjetor 2015 danezët patën mundësi të votojnë PO (JA) për shfuqizimin e rezervimit ligjor, ose JO (NEJ) shfuqizimit të rezervimit ligjor.
Gjatë përpilimit të Traktatit të Lisbonës në vitin 2009, Danimarka negocioi me Bashkimin Evropian (BE) për një bashkëpunim në sistemin e drejtësisë, të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar Britanike dhe Irlandë. Rezerimi ligjor danez e parandaloi qeverinë daneze për të zbatuar këtë marrëveshje në sitemin e drejtësisë mes Danimarkës dhe BE. Për këtë shkak qeveria daneze ftoi popullin danez te dalë në referendum për heqjen e rezervimit ligjor.
Çfarë ndikimi ka në fakt rezervimi ligjor në Danimarkë?
Traktati i Lisbonës i vitit 2009 parasheh bashkepunimin te policisë evropiane (EUROPOL) drejtperdrejte mes shteteve te BE’se.
Me 3 dhjetor danezet votuan JO (NEJ) shfuqizimit te rezervimit ligjor në raport me BE’në, me cka tani rezikojne qe Danimarka te behet nje vend i izoluar sepse ndërpritet drejtperdrejte bashkepunimi me policine evropiane (EUROPOL) dhe duhet një marrëveshtje tjetër bashkepunimi mes Danimarkes dhe BE.
Nëse danezët do të kishin votuar PO (JA) shfuqizimit të rezervimit ligjor ne raport me BE’në atëherë Danimarka pranonte bashkepunimin ligjor te drejtesise sipas Traktatit te Lisbones dhe automatikisht do te ishte pjese e bashkepunimit me shtetet e tjera te BE’se ne sistemin e drejtësisë.
Nga: Bardhyl Islami