“Muslimanët për paqë” quhet shoqata e muslimanëve në Kopenhagë, e cila për gjashtë vite me rradhë me anëtarët e vet e pastrojnë sheshin dhe qendrën e Kopenhagës.
Ata në mëngjesin e hershëm me 1 janar, pastruan sheshin Rådhuspladsen në Kopenhagë nga mbeturinat e fishekzjarreve dhe mbeturinave tjera të banorvë që festojnë vitin e ri.
Risi për sivjet ishte se kjo shoqatë me anëtarët e vet, u organizua dhe pastroi falas edhe qendrën e qytetit të dytë më të madh në Danimarkë, Århus.
Ky është një gjest human për t’u përshëndetur dhe duhet të merret si shembull i mirë nga gjithë bota.
Nga: Bardhyl Islami