Në këto kampe do të ketë mësime në formë loje nga gjuha dhe letërsia shqipe, historia, gjeografia, arti muzikor, arti figurativ, aktivitete të ndryshme kulturore dhe ekskursione mësimore.
Prandaj, ftohen nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhës shqipe në diasporë dhe mësuesit e tyre që të jenë pjesë e këtij kampi veror. Mosha e nxënësve është nga 10-17 vjeç.
Kriteret:
Shpenzimet e udhetimit nga shteti ku nxënësi jeton në diasporë e deri në Kosovë e mbulon vetë nxënësi/mësuesi. Nga aritja në Kosovë, gjitha shpenzimet i takojn MeD.
Për të marrë pjesë në kampe verore, duhet të paraqiteni më së voni deri me 20 qershor 2015.
Zgjedhjet e nxënësve e dhe të arsimtarëve që marrin pjesë në kamp e bëjnë përfaqësuesit e arsimit nga këto vende. Programin e kampit veror dhe orarin do te ju percjellim me vonë.
Për më shumë hollësi, kontaktoni në MeD, përkatësisht në këto adresa elektronike:
Me respekt,
Sebahate Murturi
Zyrtare e lartë e Kontakteve dhe e Komunikimeve
Ministria e Diaspores /MeD