Të martën me 16 nëntor mbahen Zgjedhjet e 29 komunale dhe regjionale në Danimarkë. Zgjedhjet komunale në Danimarkë mbahen në të martën e 3 të muajit nëntor çdo 4 vite.
Sipas reformës komunale të vitit 1970 dhe reformës strukturore komunale të vitit 2005, Danimarka ka 5 regjione të përbëra nga 98 komuna.
Ministria e punëve të brendshme dhe e banesave e Danimarkës njofton se të drejtë votimi dhe që kanë pranuar fletëvotimin me postë në zgjedhjet komunale dhe regjionale 2021 në Danimarkë kanë 4.674.417 banorë. Nga ky numër 414.966 janë shtetas të huaj që banojnë në Danimarkë dhe kanë leje banimi në Danimarkë (221.982 janë shtetas nga vendet e BE, tjerët janë shtetas nga vendet tjera të botës).
Temat kryesore në këto zgjedhje komunale dhe regjionale në Danimarkë janë:
- Kujdesi për pleqtë
- Shëndetësia dhe rinovimi
- Shkolla fillore publike
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: https://www.regioner.dk dhe https://valg.im.dk