Kufijtë e Danimarkës realisht janë të mbyllura për udhëtime, përveç udhëtimeve të domosdoshme zyrtare dhe të bizneseve.
Qeveria e Danimarkës, sonte në një konferencë për mediumet në ora 18, deklaroi se Danimarka do të vazhdojë të jetë e mbyllur dhe kufizimet e vendosura me 5 janar do të vazhdojnë të deri më 28 shkurt.
Përveç këtyre kufizimeve, qeveria sonte e shtoi edhe një kufizim për ata që do të udhëtojnë për në Danimarkë.
Nga nesër me datë 29 janar, për të udhëtuar për në Danimarkë, kërkohet që udhëtari të ketë test negativ i bërë ditën e fundit nëse udhëtohet me aeroplan dhe 10 ditë vetëizolim në karantinë pasi të hyjë në Danimarkë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, stm.dk dhe ssi.dk