Njerëzimi e përjeton shtetësinë si një pjesë të identitetit të tyre. Veçanërisht kur jetohet jashtë atdheut, ndjehet më shumë mungesa e identitetit. Për këtë shkak, tani të huajt që jetojnë në Danimarkë dhe danezët që jetojnë jashtë Danimarke mund të mbajnë të dy shtetësitë.
Dy shtetësia ka dobitë dhe dëmet e veta. Me posedimin të shtetësisë daneze arrihen edhe disa privilegje si psh. trashigimia e pasurisë, udhëtime të lira nëpër gjithë botën pa viza dhe me një përkujdesje nga shteti danez, posedimi i Kartës së Kaltër (blå sygesikringskort) që mundëson sigurimin shëndetësor falas në gjithë shtetet e BE dhe Skandinave, mundësia për të votuar në zgjedhjet parlamentare daneze dhe Evropiane, privilegje pensionale, etj. Por ka dhe dëmet e veta, si psh, kryerja e shërbimit ushtarak, mbrojtja diplomatike, nëse të dy shtetet janë në luftë me njëra tjetrën, etj.
Me miratimin e ligjit për dy shtetësi, Danimarka u bë vendi i 24 që lejon 2 shtetësinë nga 28 shtetet e BE. Kanë ngelur Austria, Holanda, Lituania dhe Estonia si shtete nga BE që nuk lejojnë 2 nështetësi.
Aplikimi për shtetësinë e Danimarkës
Për të marrë shtetësinë daneze duhet të plotësohen këto kritere:
– Të deklarohesh me të dhëna personale të sakta
– Të pranojsh dhe respektojsh ligjet daneze
– Të kesh njohuri për kulturën dhe të njohësh gjuhën daneze
– Mos kesh borxh shtetit danez
– Mos jesh i dënuar
– Të japësh provimin për shtetësinë daneze
Aplikimin mund ta bëni nëpër qendrat e shërbimit qytetar (borgerservice) dhe drejtpërdrejtë në këtë link:
https://www.borger.dk/Sider/Ansoegning-om-dansk-statsborgerskab.aspx
Lexo më tepër:
http://www.justitsministeriet.dk/arbejdsomr%C3%A5der/statsborgerskab/dobbelt-statsborgerskab-0
Nga: Bardhyl Islami