Remdesivir – ilaçi për të trajtuar virusin corona

Lajme

Shumica e spitaleve në Danimarkë, dëshirojnë ta përdorin ilaçin Remdesivir për të trajtuar virusin corona. Në këto ditë janë shtuar shumë kërkesat e spitaleve për t’u furnizuar me këtë ilaç.

Remdersivir është ilaçi që prodhohet në SHBA nga firma farmaceutike Gilead dhe është përdorur për shërimin nga virusi ebola, por ekspertët e shëndetësisë në SHBA dhe tani edhe në shtetet e BE kanë deklaruar këto ditë se, në eksperimentet që kanë bëre në 1073 pacientë, ka rezultuar se ilaçi Remdesivir ndihmon pacientin e infektuar me virusin corona që të shkurtojë kohëzgjatjen e infektimit me virusin corona, por jo edhe të shërimit nga virusi corona.

Para ca ditëve, presidenti i SHBA z.Trump kërkoi nga organizatat e shëndetësisë në SHBA dhe nga gjitha organizatat e gjitha shteteve të botës ta verifikojnë ilaçin Remdesivir për ilaç për të trajtuar virusin corona.

Nga: Bardhyl Islami