Prej 1 gusht 2014, karta e verdhë e sigurimit shëndetësor nuk mbulon më sigurim shëndetesor jashta Danimarkës, ishujve të Farsit dhe Gronlandës. Nësë aksidenti ndodh gjatë udhëtimit / pushimit tuaj në BE, Norvegji, Islandë, Lihtenshtajn dhe Zvicër, duhet të përdorish kartën e kaltër të sigurimit shëndetësor, qe mbulon harxhimet shendetesore mbrenda shteteve të BE.
Karta e Kaltër e BE e sigurimit shëndetësor të jep ty mundësinë për trajtim të njëjtë mjekësorë si banorët e atij shteti ku ti ke udhëtuar. Ke kujdes se ti ke mbulesë sigurimi shëndetësor të ndryshueshëm, mvarësisht nga vendi ku ke udhëtuar. Nëse nuk dëshiron të paguash asgjë gjatë mjekimit, atëherë duhet të kesh sigurim udhëtimi.
Në foto mund të shikosh se cila kartë e sigurimit shëndetësor vlen në cilin shtet.
PS. Kartën e BE të kaltër të sigurimit shëndetësor kanë të drejtë ta posedojnë vetëm ata banorë që kanë nënshtetësinë daneze dhe banorët tjere të përhershëm në Danimarkë që nuk kanë nënshtetesi daneze por bashkeshorti/ja i/e tyre posedon nënshtetesi daneze.
Porositë kartën e BE të kaltër të sigurimit shëndtësor KËTU
Nga: Bardhyl Islami