Aleanca për Shqiptarët takon diasporën

Lajme

Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme nga RMV që nuk e harron diasporën. Edhe në zgjedhjet e fundit ishte për vizitë në diasporë për ti ndëgjuar hallet dhe kërkesat që ka diaspora.

Këtë rradhë, Aleanca për Shqiptarët do të vijë me këtë përbërje: z.Ziadin Sela (kryetar), Arben Taravari (sekretar), Vullnet Ferati (nënkryetar), si dhe Profesoreshës Ilire Dauti- zëdhënëse e partisë, njëherit edhe përgjegjëse e Dep. Ekonomik në ASH.

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni e Veriut, gjatë vikendit kanë paralajmëruar takime edhe në diasporë.

Rrugëtimi i ASH për tu takuar me diasporën në këtë fundjavë do të jetë në Gjermani dhe në Danimarkë.

 

– Vendtakimi i parë do të jetë me diasporën në Hamburg

E shtunën me datë 22/02.2020 nga ora: 19:00-21:00

Adresa:

PLAZA EVENT CENTER
SCHLENZIGSTR 11
21107 HAMBURG

 

– Vendtakimi i dytë do të jetë me diasporën në Berlin

E diel me datë 23/02.2020 nga ora: 13:00-15:00

Adresa:

RUTLI STRASSE 1
12045 BERLIN

 

– Vendtakimi i tretë do të jetë me diasporën në Kopenhagë

E diel me datë 23/02.2020 nga ora: 20:00-22:00

Adresa:

KLITMØLLERVEJ 5
2720 VANLØSE SKOLE
KOPENHAGË

 

Shoqatat shqiptare dhe klubet që veprojnë në diasporë dhe që janë nikoqire të Aleancës për Shqiptarët, ftojnë të gjithë bashkatdhetarë të marrin pjesë në këto takime, për tu njoftuar me programin e ASH si dhe të njoftojnë udhëheqësit e ASH me hallet dhe kërkesat që kanë si mërgimtarë.

Takimet janë të hapura dhe jeni të mirëseardhur të gjithë pa dallim, thuhet në thirrjen e shoqatave shqiptare të Hamburgut, Berlinit dhe Kopenhagës.

Nga: Bardhyl Islami