Përdor mirë radiatorët dhe kurse ngrohje

Lajme
Moti i ftohtë në këto ditë ka bërë që, shumë familje kanë ndezur radiatorët në shtëpitë e tyre. Por shumë familje nuk dinë se si të përdorin radiatorët dhe të shfrytëzojnë ngrohjen në shtëpitë e tyre.

Në fakt mund të kursehet shumë para duke përdorur radiatorët në mënyrë korrekte, shpjegon Lars Petrowsky – hidraulik dhe anëtar i këshillit TEKNIQ Danimarkë.
Për shembull, një gabim tipik është të ndalet radiatori krejtësisht, kur moti jashtë është me diell, dhe gabimi tjetër tipik është të ndezet radiatori deri në maksimum kur moti është i ftohtë. Kjo mënyrë e përdorimit të radiatorëve është gabim dhe shumë e shtrenjtë.

E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se, ju ndalni radiatorët gjatë natës dhe lëshoni ato në maksimum në mëngjes.
Ai thotë se periudha e vjeshtës mund të jetë periudha më e shtrenjtë për ngrohje, sepse moti është e ndryshueshëm, gjë që detyron banorët të lëvizin termostatin e radiatorëve lartë poshtë gjatë ditës.

Një tjetër gabim tipik është të ndezësh radiatorin në njërën dhomë në maksimum dhe të ndalësh krejtësisht radiatorët në dhomat tjera. Nëse ju bëni këtë, atëherë ai radiatori i vetëm që punon në njërën dhomë do të punojë shumë që të arrijë temperaturën që termometri i kërkon dhe nuk do të arrijë asnjeherë atë temperaturë, gjë që do të shpenzosh shumë ngrohje. Në qoftë se në vend të kësaj mënyre, ndezen të gjitha radiatorët në gjitha dhomat, atëherë radiatorët do të punojnë në mënyrë stabile dhe do të arrijnë temperaturën që termometri u kërkon dhe konsumatori do të kursejë shumë para – thotë Lars Petrowsky.

Nëse konsumatori përdor radiatorët në mënyrë të drejtë, atëherë kursehet 200 deri 300 korona daneze (30 deri 40 euro) në muaj dhe ndihmohet në ekologjinë e natyrës.

Ai vjen me gjashtë këshilla që mund të ndihmojnë konsumatorin të përdorë drejtë radiatorët dhe kështu të reduktojë faturat e ngrohjes:

1. Gjithmonë ndal radiatorët kur ajros dhomat – dmth kur hapesh dritaret.
2. Ndezni radiatorët gjithmonë në shkallën 2 ose 3. Kjo do të sigurojë që radiatorët të bëjnë një ngrohje të qëndrueshme në dhomë dhe mos përdorin energji të panevojshme për të mbajtur temperaturën.
3. Ndez gjithmonë gjithë radiatorët në gjitha dhomat. Me këte radiatorët shpërndajnë detyrën për të ngrohur dhe punojnë me më pak fuqi.
4. Mbyllni dyert e dhomave. Në qoftë se dyert e dhomave janë të hapura, atëherë radiatorët punojnë pa ndërprerë për të arritur temperaturën e nevojshme.
5. Mos e mbuloni termostatin ose radiatorin. Nëse radiatori është i mbuluar, termostati do ta kuptojë se është ngrohtë dhe automatikisht do të ndalet dhe nuk do të ngrohë.
6. Kontrollo termostatin tuaj. Një deri në dy herë në vit ju duhet të kontrolloni termostatin tuaj, për të siguruar që funksionon. Kontrollon e bëni duke e lëshuar atë në maksimum dhe pas 1 ore radiatori duhet të jetë maksimum i nxehtë, pastaj ndale krejtësisht dhe pas 1 ore radiatori duhet të jetë krejtësisht i ftohte.

Nëse keni probleme, ju duhet të kontaktoni një hidraulik të liçensuar.

Nga: Bardhyl Islami