Qeveria mban gjysmë të mbyllur Danimarkën edhe 2 javë të tjera deri me 17 janar 2021, kështu njoftoi kryeministresha e Danimarkës znj.Mette Frederiksen sonte në një konferencë për mediume. Kufizimet e vendosura me 16 dhjetor 2020 dhe që duheshin të përfundojnë me 3 janar 2021, do të vazhdojnë deri me 17 janar 2021. Këto kufizime janë vendosur në bazë të shqetësimeve që ka qeveria e Danimarkës si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me covid19, numrit të madh të të shtruarve në spital në repartin infektiv dhe numrit të vdekjes nga dhe me covid19.
Kufizimet janë:
-mbyllen gjitha qendrat tregtare në gjithë vendin
-mësimi do të mbahet online nëpërmjet internetit për nxënësit, dhe studentët, dmth. mësim fizik nuk do të mbahet në gjitha shkollat dhe institucionet shkollore si p.sh.. shtëpia e kohës së lirë SFO, në gjithë vendin
-mbyllen gjitha dyqanet, përveç supermarketeve, apotekave dhe optikëve
Për shkak të festës së vitit të ri, qeveria rekomandon që gjithë banorët e Danimarkës të ndihmojnë në uljen e infektimeve me covid19, duke anuluar gjitha festat dhe mbledhitë me shoqëri, përveç me familjen e afërt dhe ca nga shoqëria shumë e afërt që takoheni çdo ditë.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: Qeveria e Danimarkës – stm.dk