Nga data 7 deri me 9 gusht 2015 në Kopenhagë u mbajt festivali kulturor Deti i Kulturës 2015 (Kulturhavn 2015). Festivali ishte i organizuar nga komuna e Kopenhagës. Në këto ditë, qytetarët pjesëmarrës në festival dhe vizitorët ishin fatlum, sepse edhe moti ishte shume i ngrohte dhe me diell e me qiell të kaltër.
Në këto tre ditë të festivalit kuturor, pjesëmarrësit ishin nga gjitha vendet e ndryshme të botës por me banim ne Danimarke. Festivali ishte i lokalizuar në 10 rregjione, rreth bregurt të detit në Kopenhagë. Aty morrën pjesë 100 aktorë kulturorë me 250 aktivitete kulturore falas.
Në këtë festival kishte vend për te gjithë. Muzik nga gjithë bota, vallëzime tradicionale nga shume kombet e ndryshme në botë, pikturë për të rritur dhe fëmijë, not, basketboll, futboll të vogël, etj.
Komuna e Kopenhagës ofroi lundrim falas me anije nëpër gjitha 10 rregjionet kulturore të festivalit Deti i Kulturës 2015.
Nga: Bardhyl Islami