“Mediumet në Danimarkë kanë nevojë për ndihmë, që pas kësaj gjendje krize përsëri të kemi medium të shprehjes së lirë dhe medium që do të mund të kritikojnë”- kështu deklaroi znj.Joy Mogensen – ministre e Kulturës dhe Kishës në Danimarkës, kur e paraqiti pakon ndihmëse për mediumet në Danimarkë.
Shumica e mediumeve daneze e ndjejnë drejtpërdrejtë këtë krizë, për shkak se sponsorët e këtyre mediumeve janë mbyllur në këtë periudhë. Qeveria e Danimarkës do t’iu ndihmojë gjithë mediumeve në këto mënyra:
- Nëse mediumet kanë humbur 30-50% të sponsorëve, do t’iu kompensohet 60% e humbjes
- Nëse mediumet kanë humbur 50-100% të sponsorëve, do t’iu kompensohet 80% e humbjes
- Gjitha mediumeve do t’iu kompensohen gjitha humbjet nga sponsorët e tyre në periudhën nga 9 mars deri më 8 qershor
- Gjitha mediumet do të marrin një shtesë ndihme si humbje nga gjendja e corona virusit
- Këto ndihma mund të aplikojnë vetëm ato mediume në Danimarkë që janë të regjistruara në Pressenævnet (Këshilli i mediumeve në Danimarkë).
Nga: Bardhyl Islami