Pllakate të mëdhaja apo të vogla dhe me ngjyra sinjalizojnë nëpër dyqane se këtu ka ofertë të lirë dhe që nuk mund të thuash jo kësaj oferte. Por shumë daneze ndjehen të gënjyer nga këta oferta dhe pllakate me çmime të lira, tregon një sondazh i ri nga Këshilli i blerësve Taenk. Në këtë sondazh 63% janë përgjigjur se ndjehen të gënjyer nga këto oferta. Eksperti i tregut danez Markus Shmidt thotë se ka arsye të mirë që danezët ndjehen të gënjyer nga pllakatet që tregojnë se produktet janë me çmime të lirë nga çmimi real. Ai thotë se pllakatet e mëdhaja dhe me ngjyra nëpër dyqane japin përshtypje që aty ndodh diçka shumë speciale, përndryshe dyqanet nuk do ti jepnin shumë vëmendje atij produkti.
Tina Dandra është juriste në Këshillin e blerësve Taenk. Ajo këshillon blerësit që të dyshojnë ndaj këtyre pllakateve të mëdhaja me ngjyra me oferta të lira.
Nga: Bardhyl Islami