Pushimi i Pashkëve është një festë fetare krishtere që festohet pas 40 ditëve agjërimi. Këtë festë, shtetet krishtere e kanë shpallur festë shtetërore dhe gjitha shkollat dhe institucionet publike mbajnë pushim.
Sivjet pushimi i Pashkëve në Danimarkë festohet nga data 9 prill deri më 13 prill, por shumica e banorëve zgjedhin të mbajnë pushim sikurse shkollat dhe institucionet, d.m.th. nga dita e shtunë 4 prill deri ditën e hënë 13 prill 2020.
Kjo periudhë prej 10 ditëve e pushimit të Pashkëve do të jetë një lehtësim për fondit e emergjencës dhe krizave për Danimarkën, për shkak se në kohën e pushimeve banorët shfrytëzojnë fondin e parave të pushimit vjetor dhe jo fondin e emergjencës dhe krizave.
PS.Qeveria e Danimarkës ndau pakon ndihmëse prej 285 miliardë korona daneze për të kapërcyer këtë gjendje të corona virusit.
Nga: Bardhyl Islami