Dita e Kulturës Shqiptare në Danimarkë

Lajme

Të shtunën me 9 nëntor 2019 nga ora 13.00 – 17.00 në Ballerup mbahet Dita e Kulturës Shqiptare në Danimarkë.

Adresa: Ballerup Rådhus, Hold-an vej 7, 2750 Ballerup.

Në komunën Ballerup jetojnë shumë komunitete të ndryshme dhe funksionale, tani ju keni mundësinë të afroheni me një që mund të mos e njihni akoma aq mirë, komunitetin shqiptar.

Të shtunën me 9 nëntor 2019, Jeni të ftuar gjithë në Këshillin komunal të Ballerup’it, ku do të mbahet Dita e Kulturës Shqiptare.

Dita e Kulturës Shqiptare ofron një program festiv koncertesh me këngë dhe valle shqipe. Do të ketë një ekspozitë arti dhe mundësi për të provuar kostume tradicionale shqiptare. Për më tepër, fokusi është në turizmin shqiptar që ofron një sërë shijesh nga kuzhina shqiptare.

Ngjarja hapet me fjalimet hyrëse të ambasadorit shqiptar në Danimarkë Elida Petoshiti, Nënkryetarin e 1-të të Komunës së Ballerup Lolan Ottesen dhe konsullin e Kosovës në Danimarkë Arton Krasniqi.

Aranzhmani u mundësua në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare, Konsullatën e Kosovës, shqiptarët rezidentë dhe komunën e Ballerup që është edhe pjesë aranzhmanit, Dita e Kulturës Shqiptare.

HYRJA është FALAS. Regjistrimi rekomandohet: https://ballerup.nemtilmeld.dk/235/

Burim info: Ballerup kommune

Ftesa.pdf