Asnjë pacient i shtruar në repartin intensiv dhe asnjë pacient në respirator në Danimarkë

Lajme

Mediumet daneze sot raportuan lajm të mirë nga Ministria e Shëndetësisë, që gëzoi çdo banor të Danimarkës në lidhje me COVID19. Ministria e Shëndetësisë e Danimarkës sot njoftoi se nuk ka asnjë banorë të shtruar në repartin intensiv dhe nuk ka asnjë pacient në respirator me covid19, ka vetëm 14 pacient të shtruar në spital të infektuar me covid19 në gjithë Danimarkën.

Gjendja momentale në Danimarkë me covid19, paraqitet brengosëse nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë parasysh rritjen e numrit të të infektuarve në mbi 100 persona në ditë në gjithë Danimarkën. Që nga 3 gushti, numri i të infektuarve me covid19 është rritur nga afërsisht 50 pacientë në ditë, në mbi 100 pacient në ditë në gjithë vendin.

 

-Statistika e të dhënave në Danimarkë për gjendjen e infektimit me virusin corona:

E shtunë 15 gusht 2020

– Të infektuar sot – 104 persona

– Të infektuar aktiv sot = 2.163 nga gjithësej 15.379 në gjithë periudhën

-Të shëruar: 13.216, nga 15.379të infektuar

-Të vdekur: 621 (0 pacient të vdekur sot)

-Të shtruar në spital: 14

-Të shtruar në repartin intensiv: 0

-Në respirator: 0

-Të testuar: 1.357.855 persona

 

Burim info:

www.sst.dk – Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës

www.Dr.dk – tv publik danez

Nga: Bardhyl Islami