Kufizime të reja në 18 komuna në Danimarkë për shkak të covid19

Lajme

Ministri i shëndetësisë i Danimarkës z. Magnus Heunicke është i shqetësuar për zhvillimin e rritjes së numrit të të infektuarve në Danimarkë në ditët e fundit. Vetëm në ditën e fundit ka 230 të infektuar me virusin covid19, edhe më shqetësues është fakti që nga të infektuarit, numri më i madh i tyre janë të moshës nga 20 deri 29 vjeçare. Infektimet janë shumë të mëdha në kryeqytet dhe rrethinën e kryeqytetit të Kopenhagës si dhe në Odense.

Për këto arsye, ministria e shëndetësisë së Danimarkës ka vendosur që nga dita e mërkurë me 9 shtator të vendose disa kufizime për 18 komuna në dy bashki: në 16 komuna në bashkinë e Kopenhagës dhe në 2 komuna në bashkinë e Odenses. Komunat që do të preken nga këto kufizime janë: Albertslund, Ballerup, Brøndby, Dragør, Frederiksberg, Gentofte, Gladsaxe, Glostrup, Herlev, Hvidovre, Høje–Taastrup, Ishøj, Lyngby–Tårbæk, Rødovre, Tårnby og Vallensbæk.

Kufizimet që do të zbatohen nga 9 shtatori janë:

  • Grupimet e njerëzve në arranzhmane të ndryshme në lokale të mbyllura të ulet nga 1oo perona në 50 perona
  • Institucionet arismore të anulojnë gjitha arranzhamnet me mbi 50 persona
  • Restorantet dhe kafeteritë të jenë të hapura deri në ora 24 e jo deri në ora 2 pas mesnate, dhe;
  • Nuk do të lejohet të mblidhen më shumë se 500 shikues për të parë një ndeshje sportive në lokale të hapura jashtë në natyrë

Këto kufizime do të vlejnë vetëm për 14 ditë që nga 9 shtatori, duke shpresuar se nuk do të ketë nevojë që të zgjatet periudha e kufizimeve.

 

Nga: Bardhyl Islami