Ne, Shoqatat Shqiptare në Danimarkë, gjegjësisht Shoqata 97 dhe Shtëpia Kulturore Shqiptaro-Daneze, i lejojmë vetes që të ju shkruajmë të gjithë politikanëve shqiptarë, nëpunës shtetëror dhe administrator (pa marrë parasysh afininitetin politik) dhe të deklarojmë mosbesimin tonë ndaj jush. Me hidhërim dhe zhgënjim të thellë konstatojmë se keni dëshpëruar popullin tuaj.
Shoqatat Shqiptare në Danimarkë si gjithë shqiptarët kudo që janë, kanë pasur shpresa se do punoni për të krijuar një jetë më të mirë për bashkëkombasit tuaj. Për fat të keq konstatojmë se keni harxhuar gjithë energjinë tuaj vetëm për arritjen e interesave personale.
Që më shumë se njëqind vjet, populli shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi, ka luftuar një luftë të drejtë për liri dhe shkëputje nga sundimi, shtypja dhe racizmi sllav. Po aq vjet, shumë trima e trimëresha shqiptar kanë bërë rezistencë duke sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre në këtë luftë. Lista e këtyre njerëzve, që sakrifikuan pasurinë, pronën, ndikimin, familjen dhe jetën e tyre është e gjatë dhe e admirueshme.
Shoqatat Shqiptare në Danimarkë, si gjithë shqiptarët tjerë në botë, me mundësitë e veta e kanë përkrahur këtë luftë të drejtë për liri, me përjashtime të vogla të disa personaliteteve të paditur dhe sllavofil kemi qenë të bashkuar dhe të njëzëshëm në kërkesat tona për liri dhe barazi për popullin tonë.
Që nga vitet e 60-ta, kur shqiptarët e parë të detyruar nga mizoria, shtypja dhe varfëria emigruan në Danimarkë, kemi qenë të organizuar në rruajtjen e kulturës tonë shqiptare si dhe kemi përkrahur luftën e drejtë për liri. Në fillim të viteve 1980 u formua Shoqata e parë shqiptare për qëllimet e lartëpërmendura. Në më shumë se 40 vjet, të patundur dhe me patriotizëm kemi përkrahur këtë luftë. Cdo kërkesë për përkrahje ekonomike, kryengritje, cdo kërkesë nga shteti amë, cfarëdo edhe që të jetë i jemi përgjigjur bindshëm dhe pa hezitim.
Në përfundim të viteve 90-ta kur ndaj vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë ushtroheshin vuajtje jonjerëzore, një katastrofë që kulminoi me dëbime masive, dhunë dhe vrasje të popullit tonë, si cdo shqiptar hapëm edhe ne shtëpijat tona. Lufta e Shqiptarëve të Kosovës u bë dhe e përkrahëm sikur të ishte e jona, kontribuam me gjithcka që kishim jo më pak edhe me solidariet vëllazëror dhe dhembshuri.
Pas kryengritjes në Maqedoni në vitin 2001, rrjedhoi marëveshja e Ohrit e cila mundësoi që populli Shqiptar në Maqedoni arriti të sigurojë disa të drejta kushtetuese, e ndjejtëm për herë të parë në më shumë se 100 vjet kënaqsinë e të qenurit të lirë.
Më në fund lufta jonë e drejtë solli rezultate, më në fund e ndjenim veten të lirë dhe të barabartë dhe me ndërgjegje të pastër të kujtojmë trimat e lirisë e të ju themi se lufta e tyre nuk ishte e kotë.
Sot 11 vjet pas kryengritjes në Maqedoni, jemi thellësisht të zemëruar dhe të hidhëruar nga zhvillimet e fundit, ose ma mirë të themi moszhvillimi që po ndodh në Maqedoni. Kemi qenë të bindur se Ju “politikanët tonë” do jepni maksimumin për të ndryshuar shoqërinë e tejkorruptuar dhe të padrejtë që ka jetuar populli jonë. Asgjë nuk ka ndodhur, absolutisht asgjë.
Mentaliteti dhe sjellja ndaj popullit tonë ështe i pandryshuar edhe në aspektin politik por edhe në atë institucional. Njerëzit tonë trajtohen me të njëjtën indiferencë dhe arrogancë si në kohën e komunizmit sllav.
Shpifja, korrupcioni, absurditeti janë aktuale dhe të përditshme në raport me administratën publike dhe shtetërore. Procedurat për dhënien e dokumentave janë të padrejta, të paparashikueshme dhe burokratike. Zyrtarët dhe administratorët janë të ngurtë dhe arrogant në kontakt me palët që shërbejnë. Lëndët shqyrtohen në parim të asaj se cka është e përshtatshme për zyrtarët dhe jo në interes te palës. Mundësia për ankim të vendimeve nuk ekziston dhe qytetarët as që informohen nëse e njëjta ekziston.
Facilitetet dhe ndërtesat e administratës janë në të njëjtën gjendje sikur ne kohën e komunizmit, nuk ka dhoma pritjeje, sistem numrash (sistem të pritjes në rradhë), WC etj. Përkundrazi sundon kaosi dhe parregullsia. Qytetarët paketohen si kafshë dhe marrin po të njëjtin trajtim.
Asgjë nuk ka ndryshuar, të njëjtat ndërtesa, i njëjti inventar, në fakt spitali i Tetovës duhet mbyllur nga rreziku për infekcione, aq e varfur është pastërtia dhe gjendja e ndërtesave. Pacientët ballafaqohen me trajtim cinik dhe të ftohtë nga personeli dhe jo nga përkujdesi dhe kuptimi ndaj të sëmurit. Në të njëjtën kohë pacientët duhet vetë të kujdesen për sigurimin e ilaceve, ose ngelin pa trajtim mjeksor. E njëjta vlen edhe për ushqim, carcaf dhe pije. Më e keqja është se pacientëve u rrezikohet që të mos marrin trajtimin e duhur, poqese nuk i kanë dhënë ryshfet personit të duhur dhe me ndikim, në të njëjtën kohë nëse nuk i ke paratë injorohesh dhe ngel në plan të dytë, arsyeja ”pacientët pagues”.
Situata me komunikacionin rrugor është në po të njëjtën gjendje. Siguria në komunikacion është zero. Asnjëra nga rrugët që të cojnë në qytetet kryesore se kanë as edhe minimumin e kritereve të sigurisë, mungojnë shenjat e komunikacionit, vijëzimi dhe rregullimi i tyre.
Policia nuk është ne gjendje të ushtrojë kompetencat e veta dhe janë të korruptuar. Kemi shumë raste kur eprorët “rregullojnë” dënimet e familjarëve dhe shokëve të vet.
Në anën tjetër kemi raste groteske ku studentët “blejnë” notat nga profesorë të korruptuar në institucione të ndryshme arsimore.
Me fjalë të tjera asgjë nuk ka ndryshuar dhe ju jeni një kopje ekzakte e politikanëve, nëpunësve, zyrtarëve komunist që ju keni zëvendsuar, dhe në shumë raste edhe më te këqinj.
Në sytë tonë keni dështuar intelektualisht ngaqë paraqitni mungesa serioze morale dhe të karakterit kualifikues. Pamundësia intelektuale, paaftësia dhe nepotizmi lulëzojnë.
Kemi humbur krejt besimin tek Ju dhe ju shohim juve si fajtor ne mungesën e zhvillimit dhe situatën groteske që është aktuale për Shqiptarët në Maqedoni.
Ne ju konsiderojme fajtor për tonin e urretjes në debatet politike mes jush, një ton që me sukses e keni mbjell edhe në popull.
Ne ju konsiderojmë përgjegjës për situatën e zymtë dhe të turpshme të krijuar nga polarizimi i popullit shqiptar në Maqedoni.
Ne ju konsiderojmë fajtor për mungesën e rezultateve politike në plan nacional, regjional dhe lokal.
Ne konsiderojmë sjelljen tuaj ndaj qytetarëve që duhet të shërbeni dhe kushtet e të cilëve duhet të përmirësoni si të turpshme dhe arrogante.
Ne ju konsiderojme ”juve” si psedudopolitikan që kanë interes ushqimin e ambicieve private, arritjen e pushtetit politik dhe mirëqeniens ekonomike personale.
Në shoqëri te civilizuara dhe demokratike, politikanët janë aty për popullin dhe jo e kundërta. Detyrë primare e tyre është që të rregullojnë dhe përmirsojnë kushtet elementare jetësore për qytetarët e vet, flasim për kushte primare si sigurimi i ujit të pijshëm, infrastruktura, siguria në komunikacion, sigurimi shëndetsor, sundimi i ligjit, demokracia etj.
Prandaj edhe shpesh e pyesim veten se si e kaloni kohën, kur problemet që përmendëm nuk janë zgjidhur?
Si mendoni se do fitoni besimin tonë për cështje më madhore kombëtare kur nuk mundeni të zgjidhni probleme të zakonshme dhe praktike? Për të ju rikujtuar, se keni zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, uji që qytetarët pijnë është në shumicën e vendeve i ndotur. Ju nuk keni qenë në gjendje të përmirsoni ndërtesat nëpër institucionet shëndetsore, janë në po të njëjtën gjendje të mjerueshme si në kohën e komunizmit. Nuk e keni zgjidhur problemin me mbeturinat, më e keqja është se tentoni të mbyllni sytë për situatën aktuale me mbeturina në lumenj, male, lugina dhe fusha.
Ju nuk keni ndryshuar procedurat për marrjen e dokumentacionit, të cilat edhe sot e kësaj dite janë absurde, të pakuptueshme, të komplikuara dhe burokratike.
Është e pakuptueshme dhe absurde që për një pasaportë te drejtohesh në qytetin më të afërt, kur kjo mund dhe duhet të bëhet në komunën më të afërt.
Habitemi me faktin se përse kaq pak nga ”Ju” kemi të burgosur për korrupcion, kur krejt bota e din se Maqedonia është një shtet i korruptuar në të gjitha nivelet dhe si është e mundur qe shumica nga ju mbajnë më shumë poste në situatë kur papunësia në Maqedoni është shumë e lartë?
Para së gjithash habitemi me faktin se pse për pyetje dhe probleme të interesit kombëtar keni dështuar të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët pa marrë parasysh interesat partiake dhe ideologjike? Këtë ja keni borxh popullit e sidomos atyre që kanë dhënë jetën për liri.
Edhe njëherë duam të ju bëjmë me dije se kjo letër nuk i dedikohet vecmas ndonjë partie politike. Në prizmin tonë të gjithë jeni njëlloj edhe në mënyrën se si silleni por edhe në veprimet që i bëni. Në dekadën e fundit keni krijuar një distancë të madhe në raport me popullin që duhet të përfaqsoni. Keni krijuar një kulturë ku vendosni veten në piedestal dhe shikoni me nëncmim ndaj popullit që ju zgjodhi. Në sytë tonë (njerzve të zakonshëm), dukeni të gjithë si tipa arrogantë, gjykues dhe grabitqar ndërsa shumica nga ju mendoni se jeni “dhuratë e zotit” për popullin.
Ne, Shoqëria Shqiptare në Danimarkë, apelojmë që të ndryshoni dhe të ristrukturoni kursin dhe sjelljen tuaj politike. Keni nevojë për reforma të mirëfillta në rradhat tuaja ku vlerat si morali, ndershmëria, sinqeriteti, humanizmi, drejtësia vlerësohen lartë.
Keni nevojë që të jepni llogari dhe të pastroni rradhat tuaja nga personat që nuk ja vlejnë të udhëheqin me poste të tilla publike.
Është e domosdoshme dhe e rëndësishme të bashkëpunoni për cështje të karakterit kombëtar, për hir të popullit, i cili do ju admirojë për atë që bëni dhe historia asnjëherë sdo të ju harrojë.
Cdo kontakt dhe pyetje mund të bëhet në : leterehapur1@gmail.com dhe në tel: 004571418020.
Letra është e përkthyer në anglisht, danisht dhe në norvegjisht.
Letra u është dërguar me postë me 17 dhjetor 2012 partive politike shqiptare: BDI, PDSH, RDK dhe DR, komunës së Tetovës, Komunës së Tearcës, Komunës së Çairit, Komunës së Gostivarit si dhe mediave: Alsat, Koha, INA Online, Telegrafi, Shqipmedia dhe Flaka. Pasi që nuk pat reagime letra pastaj u dåergua edhe një herë me email me datë 5 janar 2012.
Publikimi i 1 i kësaj letre u bë nga Ina-Online me datë 17 janar 2013.
Shkarkoni letrën, në verzioni e plotë në të gjitha gjuhët, Leterehapur