Posta e RMV’së nënshkroi marrëveshtje me EUROGIRO në Kopenhagë

Lajme

Të martën me 14.09.2021 ne Kopenhagë, drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim dhe Marrëveshjen për anëtarësim në EUROGIRO për bashkëpunim ndërkombëtar. Qëllimi i këtij Memorandumi dhe marrëveshtjeje anëtarësimi, bëhet me qëllim të rritjes së rolit të SH.A “Postat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup dhe pakoja e shërbimeve financiare, shërbimi i dërgesave të fletëpagesave ndërkombëtare në dhe prej Maqedonisë së Veriut nëpërmjet platformës “Supermarket financiar” të EUROGIRO.


Me këtë hap për diasporën hapet mundësia për shfrytëzimin e shërbimeve deri tek rrjeti EPM.
Drejtori Gjeneral z.Jani Makraduli falënderoi Dame Dameskin, anëtar i bordit në EUROGIRO dhe z.Faton Bejta, Ambasador i RMV në Danimarkë për organizimin dhe realizimin e këtij takimi.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Ambasada e RMV – Danimarkë