Në këtë Bio-shportë duhet të mblidhen gjitha mbeturinat organike, që pastaj komuna e Kopenhagës i përdorë për prodhimin e energjisë për nxemje qendrore për qytetin dhe për bio gaz për autobusat urban në qytetin e Kopenhagës.
Në fillim, askush nuk besonte që banorët e Kopenhagës do ta përkrahin bio-projektin, madje mediumet bënin shaka për këtë bio projekt. Por, vetëm pas një muaji u panë rrezultatet positive.
Vetëm në muajin gusht 2017 u mblodhën 188 ton mbeturina organike. Suksesi vazhdoi dhe komuna e Kopenhagës shpërndau falas bio-shportat për gjithë banorët në kryeqytet dhe vetëm në dhjetor 2017 u mblodhën 1.066 ton mbeturina organike, ndërsa për gjithë vitin 2017 u mblodhën 4.400 ton mbeturina organike.
Në bazë të këtyre të dhënave, komuna parasheh që për vitin 2018 të mblidhen 14.000 ton mbeturina organike.
Nga: Bardhyl Islami