Danimarka e fitoi COVID19, sot hoqi gjitha kufizimet

Lajme

Pas 548 ditëve, sot me 10 shtator 2021 Danimarka fitoi betejën me covid19 dhe hoqi gjitha kufizimet për parandalim të infektimit me covid19. Nga sot qeveria e Danimarkës nuk e llogarit covid19 si sëmundje kritike për shoqërinë daneze. Me këtë Danimarka është një “ishull i vetmuar” në planetin tokë pa kufizime kundër pandemisë.

 

Vaksinimi i madh i banorëve të Danimarkës si dhe vetëdija dhe besimi i banorëve ndaj autoriteteve shtetërore të Danimarkës, ka bërë që Danimarka, sot ndodhet në këtë gjendje të kënaqshme.

Nga 27/12.2020 kur u dha vaksina e parë në Danimarkë dhe deri më datën 8 shtator, janë të vaksinuar plotësisht gjithësej 4.269.799 ose 73.5% e banorëve, ndërsa të vaksinuar me njërën vaksinë janë 4.424.849 banorë të Danimarkës. Danimarka ka gjithësej 5.850.189 banorë.

 

Kufizimet janë hequr, por covid19 është ende në mesin tonë. Tani e tutje nuk do të izolohen gjithë banorët e shëndoshë që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por vetëm ata që janë të infektuar me covid19 do të izolohen vetë- shprehet Jens Lundgren, profesor i medicinës infektive në Rigshospital (spitalin mbretërorë).

 

Nëse vaksinohen edhe pjesa e ngelur e banorëve të Danimarkës si dhe nëse banorët vazhdojnë të jenë të kujdesshëm duke vazhduar të lajnë duart, të dezinfektojmë ato, të teshtimë në bërryl në krahë dhe të mbajnë distancë nëse kanë simptome, atëherë nuk do të mund të kthehemi në gjendjen e mëparshme me kufizime – u shpreh Ministri i Shëndetësisë i Danimarkës z. Magnus Heunicke.

 

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: sst.dk dhe ssi.dk