Sa i takon regjistrimit të diasporës, zëvendës drejtor i Entit shtetëror të statistikës z.Ilmi Selami tha se, pasi u prolongua regjistrimi nga muaji mars deri në shtator, ritmi i diasporës ra dukshëm, por së fundmi, sipas Selamit ka edhe problem të tjera, pasi aplikacioni për regjistrimin e diasporës gjatë gjithë kohës është pre e sulmeve kibernetike. Ai kërkon që mërgimtarët tua dërgojnë numrat amëz familjarëve dhe të regjistrohen këtu në RMV bashkë me familjarët.
“Ka problem edhe në web faqen dhe aplikacionin për regjistrim të diasporës kemi sulme të vazhdueshme kibernetike në atë web faqe. Prandaj them që të jemi të sigurt për gjithçka do të kisha bë apel bashkëqytetareve tanë që janë në mërgatë të mos presin të regjistrohen në aplikacion por le ti dërgojnë numrat amë te të afërmit e tyre këtu në RMV dhe regjistruesi do të regjistrojë bashkë me familjarët e tyre”, shtoi më tej Selami.
Në gjithë territorin e vendit numri i të regjistruarve ka arritur mbi 1 milion. Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe shtëpive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: tv.21 / mk