Zgjedhjet në Danimarkë mbahen si një ditë feste, të qeta dhe me buzëqeshje të votuesve.
Zgjedhjet mbahen në ditë pune dhe jo në ditë pushimi.
Fushata zgjedhore zgjat vetëm 3 javë dhe mbahet me 2-3 debate televizive.
Prezantimi i programeve partiake/ zgjedhore bëhet në internet.
Zgjedhjet në Danimarkë mbahen me lista të hapura të kandidatëve.
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore varen pllakate të partive ose kandidatëve (jo që ngjiten) vetëm nëpër shtylla.
Gjatë fushatës zgjedhore nuk mbahen tubime zgjedhore partiake me banorët nëpër lagje ose salla, sepse banorët e lexojnë programin vet në kompjuter ose nga fletushkat dhe nuk duhet të dëgjojnë programin zgjedhor të partive dhe kandidatëve nëpër tubime.
Në Danimarkë nuk ka aspak heshtje zgjedhore.
Në ditën e zgjedhjeve, në ora 24.00 shpallen rezultatet përfundimtare zyrtare.
Çdoherë në zgjedhje, dalin votojnë mesatarisht 82% banorë të Danimarkës.
Ditën e nesërme pas zgjedhjeve, nuk sheh pllakate, gjithçka nga materialet zgjedhore hiqet dhe jeta vazhdon normalisht, dinamike dhe mirëqenie në Danimarkë.
PS. këto janë zgjedhjet e fundit që mbahen me pllakate të varura në shtylla. Nga zgjedhjet e ardhshme nuk do të lejohet varja e pllakateve, sepse pllakatet nuk kanë aspak ndikim tek votuesi danez dhe prishin bukurinë e qytetit si dhe pllakatet dhe materialet zgjedhore ndotin natyrën.
Nga: Bardhyl Islami