Përsëri me mësim online në shkolla në Danimarkë

Lajme

Qeveria e Danimarkës solli vendim që nga 15 dhjetor 2021 e deri me 4 janar të mbyllen shkollat fillore dhe pas-shkollat e aktiviteteve për të rinjtë. Ky vendim u soll si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve me virusin korona dhe veçanërisht me llojin e ri Omikron.

Me këtë vendim mësimi do të mbahet online pa prani fizike për gjithë nxënësit e klasave 0 e deri në të 10, si dhe për të rinjtë që ndjekin mësim në pas-shkollat. Ky vendim nuk vlen për nxënësit e shkollave speciale dhe klasave speciale, ata edhe më tej do të ndjekin mësimin me prani fizike.

Krahas këtij kufizimi, qeveria e Danimarkës solli edhe vendimin që coronaPas (korona pasaporti) të vlejë vetëm 7 muaj dhe jo 1 vit sa ishte deri më tani për banorët e vaksinuar, si dhe kufizoi numrin e të pranishmëve në 50 persona në lokale të mbyllura.

Nga: Bardhyl Islami