Një histori suksesi në Danimarkë

Lajme

Melisa Ismaili, shqiptare nga Danimarka me prejardhje nga Tetova nga ana e babait dhe nga Ferizaji nga ana e së ëmës fillon të shkruajë historinë e suksesit.

Historia e suksesit filloi para 5 viteve kur Melisa filloi ushtrimet e para në Taekwando në njërin nga klubet e Taekwandos në Kopenhagë të Danimarkës.

Melisa sukseset e para i pati që në vitin 2019 ku në kampionatin e Danimarkës fitoi medaljen e bronzit.

Në vitin 2020 fitoi medaljen e argjendit në kampionatin rajonal të shteteve Nordike.

Së fundmi Melisa Ismaili fitoi medaljen e argjendit në kampionatin danez të Taekwandos, por u shpallë si talentja më e mirë dhe luftarakja më e shkathët e vitit 2021 në Danimarkë ku dhe fitoi medaljen e artë.

Prindërit e Melisës, Muhamed Ismaili dhe Magbule Ismaili janë kontaktuar nga federata daneze e Taekwandos dhe e kanë ftuar Melisën në përfaqësuesen e Danimarkës në Taekwando.

Melisa Ismaili, shqiponja me prejardhje nga Tetova synon majat e kampionatit Evropian dhe atij botërorë.

Të lumtë Melisa, krenohemi me sukseset tuaja.

Suksese në kampionatet e ardhshme.

Burim info: Radio Marimanga