Pandemia në Danimarkë, thuajse jashtë kontrolli

Lajme

Ditëve të fundit në Danimarkë është rritur shumë numri i të infektuarve me virusin covid19 dhe për çdo ditë arrihet një numër i ri rekord me të infektuar. Kjo situatë erdhi edhe si pasojë e llojit të ri të virusit që quhet Omicron që u shfaq në 25 nëntor 2021 në Danimarkë.

Nga kjo datë numri i të infektuarve me llojin e virusit Omicron dyfishohet shumë shpejtë. Prej me 25 nëntor e deri më sot numri i përgjithshëm i të infektuarve vetëm me llojin Omicron në Danimarkë është 11.559 persona.

Statistika e fundit e 13 dhjetorit që ka ssi.dk tregon se vetëm me 13.12.2021 janë infektuar 2858 persona me Omicron.

Ministri shëndetësisë i Danimarkës, edhe përkundër numrit të madh të të infektuarve ditëve të fundit, parqet se qeveria nuk e sheh rrezik situatën e tanishme, duke marrë parasysh se mbi 75 % e popullsisë në Danimarkë është e vaksinuar me dy doza dhe afërsisht 1.4 milionë persona të vaksinuar me vaksinën e tretë.

Qeveria e Danimarkës nuk parashohin mbylljen totale të shtetit. Ata bëjnë thirrje që të vaksinohen të gjithë dhe pastaj të gjithë të marrin edhe dozën e tretë.

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: ssi.dk dhe sst.dk