Doracak Ekonomik për mërgimtarët e RMV’së

Lajme

Në pajtim me kompetencat e Agjencisë për Emigracion për tu kujdesur për pozitën, të drejtat dhe interesat e mërgimtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, është përgatitur ky doracak ekonomik. Me rëndësi të veçantë është që në vazhdimësi të punohet në përmirësimin e komunikimit dhe informimit për të gjitha çështjet e rëndësishme ekonomike, nga jetën shoqërore dhe politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe në realizimin e të drejtave që ju, mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut, ju përkasin në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është poashtu një nga parakushtet e rëndësishme për inkuadrimin tuaj aktiv në jetën ekonomike dhe shoqërore në Republikës e Maqedonisë së Veriut.

Doracaku është hartuar në tre fusha të interesit, në mënyrë që të ketë informacione themelore për secilën zonë, në fund detajet e kontaktit janë dhënë poashtu për secilën zone si dhe për institucionet e përfshira në zbatimin e procedurave. Në doracakun do të hasni informacione për fushat e mëposhtme:

» Mundësi për mbështetje financiare të shtetit

» Procedura për regjistrim të kompanisë së re

» Regjistrimi i markës tregtare

Sinqerisht shpresojmë që ju do të gjeni informacione të dobishëm në këtë doracak, informacione që do të lehtësojnë komunikimin tuaj me institucionet shtetërore dhe do të ju ndihmojnë investitorëve aktual dhe atyre të mundshme në të ardhmen.

Në fund Agjencisë për Emigracion ju bën thirrje për bashkëpunim më intensiv dhe dhënia të propozimeve dhe sugjerimeve nga ana juaj për të përmirësuar përmbajtjen e këtij doracaku dhe avancimin e bashkëpunimit tonë të mëtutjeshëm.

Shkarko dhe lexo këtu: Doracak ekonomik RMV.pdf

https://minisel.gov.mk/index.php/sq/2021/07/12/doracaku-ekonomik

Burim info: Agjencioni për Emigracion i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Nga: Bardhyl Islami