Senior-pensioni për punëtorët e vjetër që janë lënduar nga puna, rregulla të reja për të papunët, kamionët mund të vozisin më shpejt në Danimarkë, qeset e plastikës ose të letrës do të shtrenjtohen, etj. Një rresht i gjatë me ligje dhe rregulla të reja ka hy në fuqi nga 1 janari 2020 në Danimarkë. Këto do të kenë ndikim në shumëçka, që nga të papunët, kamionët, qeset e plastikës/ letrës dhe deri të tatimi për pemët frutore me lëvozhgë. Lexoni më tepër për gjithë 11 igjet dhe rregullat këtu:
1.Senior-pension për punëtorët e moshuar që kanë marrë lëndime nga puna – muratorët me dhimbje shpine, laborantët me lëndime në duar, dhe gjithë punëtorët tjerë që kanë marrë lëndime nga vendi i punës, në të ardhmen mund të marrin Senior-pension. Ky ligj, personave që plotësojnë disa kushte u jep mundësi për të kërkuar Senior-pension, nëse kanë 6 vjet ose më pak para se të dalin në pensionin e rregullt, kanë punuar orar të plotë nga 37 orë në javë në kohëzgjatje të pandërprerë prej 20-25 vjet dhe që mund të punojnë maksimum 15 orë në javë. Senior-pensioni është njësoj sikurse para-pensioni dhe është afërsisht prej 16.000 – 19.000 korona daneze në muaj.
2.Hiqet krejtësisht tatimi për pemët frutore me lëvozhgë (arra, lejthia, bajame, etj.)– në vitin 2017, parlamenti danez përgjysmoi tatimin për pemët frutore me lëvozhgë, ndërkaq nga 1 janar 2020 hiqet krejtësisht tatimi. COOP njofton se një qese me bajame që në vitin 2018 ka akushtuar 28,95 korona, nga 1 janari 2020 do të kushtojë 23,13 korona.
3.Qeset mbajtëse plastike ose të letrës do të shtrenjtohen – qeset e plastikës/ letrës që përdoren për të mbajtur artikuj nga supermarketi deri në shtëpi do të shtrenjtohen. Sot, tatimi i qeseve të plastikës kushton 22 korona për kilogram, nga 1 janari 2020 tatimi do të trefishohet në 66 korona për kilogram, dmth një qese që sot kushton 3 korona, nga 1 janari do të kushtojë 4 korona.
4.Rregulla të reja për përdorimin e forcës fizike – a mund të përdorë forcë fizike një pegagog social që kujdeset për një të sëmurë psiqik i cili dëmton inventarin e dhomës së vet, dhe ta ndalojë atë të sëmurin që mos i dëmtoje inventarin? Përjigja është – Po, pedagogu mund ta ndalojë pacientin me forcë fizike që mos të vijë edhe vet pacienti në lëndime. Janë një sëre rregullash se kur dhe si mund të përdoret forca për pleq dhe pacient psikik, por në veçanti do të kenë dobi pacientët e sëmurë dement.
5.Pagesë obligative për pension shtesë për ata banorë me të ardhura nga transferimi – banorët që marrin të ardhura nga transferimi si psh. ndihmë sociale, para si i papunë nga sindikata e punës si dhe para-pensionistët, nga 1 janari do të marrin edhe pagesë obligative për pension shtesë. Ky lloj kursimi pensional shtesë mund të merret kur banori arrin moshën për të marrë pensionin shtetëror. Stesa pensionale për këtë lloj kategori banorësh do të fillojë me 0,3% në 2020 dhe do të ritet me 0,3% çdo vjet, ku më 2030 do të jetë 3,3%. Këtë pension shtesë e paguan vet shteti danez në mënyrë automatike dhe ti si banor nuk do të ndjesh ndryshim në pagën tënde mujore. Nga muaji maj 2020 çdo banor mund të shoh në mënyrë digjitale të hyrat e shtesës pensionale në https://www.pensionsinfo.dk
6.Kamionët mund të vozisin më shpejtë – shpejtësia për kamionët rritet nga 70km/h në 80/km/h jashtë nga vendet e banuara dhe në autostradë. Rregullat vlejnë gjithashtu edhe për rimorkiot dhe karvanët (veturat për kamping). Gjithashtu do të rriten dënimet për shoferët e kamionëve të rëndë nëse ndalhen dhe kanë mungesa ose gabime në kamionët e tyre. Deri tani, dënimet kanë qenë nga 1000-3000 korona, pas 1 janarit rriten nga 5000 kr për shoferin dhe 10000 korona për pronarin e kamionit/ firmës.
7.Rregulla të njëjta për mungesa për gjithë nxënësit njësoj – rregulla të reja për regjistrimin e mungesave për gjithë nxënësit e shkollave fillore njësoj në gjithë shtetin. Mbi 15% mungesa të paarsyeshme regjistrohen direkt në komunë dhe prindërve të fëmijës u ndërpriten shtesat fëmijërore.
8.Më e lehtë për të njohur një aksident pune – Punonjësit që bëjnë një aksident në punën e tyre do t’iu njihet më lehtë aksidenti si një dëmtim në punë. Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që do të thotë se dëmtimet që ndodhin vetë, dhe aksidentet e punës që nuk rezultojnë në kompensim, gjithashtu do të njihen si lëndime/ dëmtime në punë. Ndryshimi vlen për të gjitha aksidentet e reja që ndodhin pas 1 janarit 2020.
9.Fundi i mashtrimeve – veturat e vjetra, duhet të skrapohen në mënyrë digjitale – Pronarët e veturave që dëshirojnë të heqin makinën e tyre të vjetër për skrap, nga 1 janari mund ta bëjnë vetëm në mënyrë digjitale me NemID në www.borger.dk. Me këtë mënjanohen mundësitë për mashtrim me tatimin për ruajtjen e mjedisit.
10.Rregulla të reja për të papunët – deri më tani, çdo i papunë në Danimarkë që merr shtesë mujore nga sindikata e punës, ka patur obligim të kontrollojë ofertat e punës në Jobcenter (qendrat për punësim) minimum 1 herë në javë. Nëse i papuni nuk e bënte këtë e humbiste të drejtën për të marrë shtesën mujore nga sindikata e punës. Kjo rregull ka ndryshuar nga 1 janari 2020. Me këtë është ndryshuar edhe rregulla që i papuni që do të fillojë një punë të re, flex-punë, pushim lindje, para-pension, flex-shtesa ose në pension, në 6 javët e fundit para se me nisur punë, nuk është i obliguar të kërkojë punë. Me një fjalë, i papuni do të ketë më pak takime dhe mbledhje ose në kontakt me komunën.
11.Familjet e varfëra me fëmijë, do të marrin shtesa të përkohshme – Një përfitim i ri i përkohshëm për fëmijë ka për qëllim të lehtësojë çështjet e varfërisë së fëmijëve deri sa një komision i përfitimeve të paraqesë rekomandimet e tij dhe të ketë hyrë në fuqi një sistem i ri përfitimesh. Shtesa u jepet fëmijëve nga mosha 0 deri në 14 vjeç në familjet e prekura nga kufiri i shtesave sociale ose përfitimi nga shtesat për integrim. Kjo është një shtesë pa mos me paguajtur tatim shtetit prej 700 DKK për fëmijë nga familje shumë të varfëra, 600 DKK për fëmijë të vetmuar dhe 550 korona për fëmijë të grupeve tjera. Përveç kësaj, prindërit e vetmuar duhet të marrin një shtesë prej 650 kr në muaj. Kjo shtesë ndihmëse llogaritet të ndihmojë rreth 14.300 familje me fëmijë dhe 27.900 fëmijë.
Përktheu dhe përshtati: Bardhyl Islami
Burim info: Ministria e Punësimit e Dk, Ministria e Fëmijëve dhe Arsimit e Dk, revista e Social-pedagogëve, Parlamenti danez, sindikata e punës daneze, gazetaJyllands-Posten, qendra “Mjedisi i Punës në Danimarkë”, Agjensia Daneze e Mbrojtjes së Mjedisit, ca.dk, Coop, Plastindustria.