Thirrje publike nga Drejtoria Doganore e RMV

Lajme

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 118/19), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall

 

THIRRJE PUBLIKE   2/2019

Për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin , dhe/ose transportimin , përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave

 

Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është marrja sa më e shpejtë e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.

Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.

Sendet shtetërore gjinden në Drejtorinë qendrore në Shkup, Dogana Shkup, Dogana Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe Manastir me njësitë doganore dhe vendkalimet kufitare për trafik rrugor.

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen, përpunimin, riciklimin dhe shkatërrimin dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.

Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike është: Valentina Çuçanova, tel. 070 358 766, adresa elektronike: valentina.cucanova@customs.gov.mk ose Zulqufli Jashari, tel 070 740 013, adresa elektronike zulqufli.jashari@customs.gov.mk.

Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht në Drejtorinë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet këtij linku http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 6.11.2018 në ora 16:30.