Danimarka ka 179 milion korona daneze në monedha nga 50 øre

Meso per danimarken
Në Danimarkë, kohën e fundit përdoren shumë kartat bankare dhe telefonat mobil për të shit-blerje. Njëkohësisht edhe bankënotat janë të një kualiteti të lartë se më parë. Këto janë disa nga arsyet kryesore që banka Nacionale e Danimarkës nuk do të shtype më bankënota dhe monedha daneze nga viti 2016.

Këtu keni të dhëna nga fundviti i 2013-tës, se sa para ka Danimarka.
Të dhënat për bankënotat janë në miliona korona daneze.
Bankënota prej:
1000-korona: 33.281
500- korona: 15.106
200- korona: 5.760
100- korona: 4.804
50- korona: 1.173

Të dhënat për monedhat janë në miliona korona daneze.
Monedha prej:
20- korona: 2.265
10- korona: 1.247
5- korona: 688
2- korona: 535
1- korona: 525
50-øre: 179

Përveç këtyre në Danimarkë ka dhe kësisoj monedhash.
Të dhënat për këto lloj monedha janë në miliona korona daneze.
Monedha prej:
3000–korona prej ari: 7
1000- korona prej ari: 15
500-korona prej argjendi: 38
200-korona përkujtimore: 101
100-korona – monedhë polare: 7

Fakte për bankënotat daneze
Vlera e qarkullimit të bankënotave dhe monedhave në fund të vitit 2013 ishte 65,8 miliona korona daneze.
Numri i bankënotave daneze ka zbrit nga 166 milionë në vitin 2012, në 164 milionë në vitin 2013.
Numri i regjistruar i bankënotave të falsifikuara është rritur nga 437 bankënota në vitin 2012, në 1.433 bankënota të falsifikuara në vitin 2013.

Burim info: Banka Nacionale e Danimarkës
Përktheu: Bardhyl Islami