Sot u arrit rekord i ri me të infektuar me covid19 në Danimarkë. Në 24 orët e fundit ishin 4.034 persona të infektuar nga 124.707 persona të testuar, ose 3.23%.
Është rritur edhe numri i të shtruarve në spital, në ditën e fundit u shtruan 120 persona në spital ose gjithësej 516 persona në gjithë vendin, nga to 76 në repartin intensiv dhe 46 në respirator.
Edhe pse numri i të infektuarve është rritur, prapëseprapë gjendja është nën kontroll në Danimarkë dhe nuk ka shumë persona të vdekur. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 17 persona ose gjithësej 992 në gjithë vendin, që nga 27 shkurt 2020 nga pacienti zero.
Këto ditë pritet të nisë edhe vaksinimi kundër covid19 në gjithë Danimarkën, respektivisht pritet që me 27 dhjetor të vaksinohet edhe pacienti i parë në Danimarkë.
Burim info: ssi.dk dhe sst.dk
Nga: Bardhyl Islami