Parku nacional Hedeland afër Kopenhagës

Meso per danimarken

Hedeland është park nacional i rrethuar me bukuri natyrore dhe aktivitete në natyrë që ndodhet 29 km larg Kopenhagës. Aty, ju bashkë me familjen apo me shoqërinë mund të gjeni shumë aktivitete dhe të përjetoni shumë gjëra me natyrën, si: qendër dimërore për skijim, fusha, pyll, amfiteatër natyrorë / arenën kulturore, 3 liqene artificiale, tren të vogël që qarkullon vetëm në rrethinën e parkut nacional Hedeland, terren për çiklizëm malor dhe shteg për ecje në natyrë, vend me lojëra në natyrë për fëmijë dhe të rritur, vend për ndejë dhe për zjarr, vend për lojë me qen dhe vend për vrapim me kuaj.

Lexoni më tepër për parkun nacional Hedeland në www.hedeland.dk

Qendra e skijimit Hedeland është një ndër vendet natyrore të parkut nacional Hedeland. Kjo qendër skijimi është një kodër 45m e lartë që është përshtatur për skijim. Kjo kodër ndodhet 84 m mbi nivelin e detit (maja më e lartë) dhe 39 m mbi nivelin e detit (maja më e ulët e kodrës).

Kjo qendër e skijimit ka 3 skilifta, një lift për sajë, një skilift për fëmijë dhe një skilift për të rritur.

Çmimi i skiliftave për 1 ditë kushton 100kr për të rritur dhe 50kr për fëmijë (shiko çmimoren këtu).

PS: për shkak të pandemisë, edhe parku nacional Hedeland edhe qendra e skijimit janë mbyllur.

Për më tepër lexoni në www.hedelandskicenter.dk

Nga: Bardhyl Islami