Danimarka, e para në botë që nuk ka korrupsionin

Meso per danimarken

Organizata Transparency International deklaroi indeksin e perceptimit të korrupsionit në 180 vendet e botës për vitin 2020. Korrupsioni si fenomen në vete, kohën e fundit ka kapluar shumë vende dhe është shumë i vështirë të luftohet si i tillë. Rezultatet e korrupsionit ndikojnë dhe kanë kosto të madhe për politikën në shtet, për ekonominë e vendit, shoqërinë dhe mjedisin.

Për të matur korrupsionin në një shtet, Transparency International kontrollon shumë rrethana, si funksionimin e institucioneve shtetërore dhe vendet e punës të një shteti, duke marr për bazë dhe shqetësimet dhe ankesat e banorëve dhe organizatave / shoqatave joqeveritare.

Danimarka edhe këtë vit është vendi i 1 nga 180 shtetet që ka më pak ose thuajse aspak korrupsion, këtij vendi të parë i bashkëngjitet dhe Zelanda e re, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Finlanda, Zvicra, Singapori dhe Suedia.

Nga vendet e Ballkanit, ku njihet si vatra e korrupsionit, Serbia është në vendin e 94, Shqipëria dhe Kosova e ndajnë vendin e 104, ndërsa vendin e 111 e ndajnë Bosnja dhe R. Maqedonisë së Veriut.

Në fund të listës, në vendin e 178 që është vendi i parafundit është Siria dhe vendin e 179/180 ose vendin e fundit e ndajnë Sudani Jugor dhe Somalia.

Shiko shtetin tënd në cilin vend është për korrupsion këtu: https://www.transparency.org/en/cpi/2020/index/nzl

Nga: Bardhyl Islami

Burim info: Transparency International