Tarifat të reja nga 1 janar 2021, mendohu dhe apliko drejtë!

Meso per danimarken

Aplikimi për leje qëndrimi në Danimarkë, aplikimi për vizë pune, aplikimi për studim në Danimarkë, aplikimi për shtetësi daneze kushton në Danimarkë. Si gjithmonë, nga 1 janar ka tarifa të reja. Nëse keni paguar tarifën e aplikimit në vitin 2020, është shumë e rëndësishme që aplikimi juaj të paraqitet në vitin 2020! Përndryshe, ju rrezikoni që aplikimi juaj të konsiderohet i pavlefshëm. Shërbimi danez i Imigracionit dhe SIRI janë të mbyllura për pushimet e festave të fundvitit, por aplikimi mund të dorëzohet online në një formë kontakti ose e-mail, kështu që ju keni prova se aplikimi është dërguar këtë vit.

Disa tarifa janë të njohura tashmë, kështu që provimi për Testin e Lejes së qëndrimit ose Testin e Shtetësisë do të jetë 850 DKK në 2021, Testi DanskPrøve 1-3 do të jetë 1.417 DKK. Sidoqoftë, siguria për aplikimet e reja për ribashkimin e familjes do të rritet nga 1 Janar 2021 në 106.120,80 DKK. Pas 1 janarit 2021, sapo ta marrim listën e çmimeve për aplikime, ne menjëherë do ta publikojmë.

Por, tani gjëja më e rëndësishme është që, nëse keni paguar një tarifë aplikimi këtë vit, atëherë duhet doemos të aplikoni këtë vit! Nëse keni nevojë për ndihmë urgjente, shkruani në info@immigrationlaw.dk

Përktheu: Bardhyl Islami

Burim info: Aage Kramp, Grupi IMMLAW – https://immigrationlaw.dk ose https://www.facebook.com/Immigration-Law-Albansk-2053862658193976