Kufizime të reja në Danimarkë

Lajme

Sot në ora 18.30 në një konferencë për shtyp, kryeministresha e qeverisë së Danimarkës znj. Mette Frederiksen deklaroi qeveria ka marrë vendim për kufizime të reja në afat më të gjatë dhe me një spektër më të gjërë. Ky vendim u morr për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me covid19 në Danimarkë në javët e fundit.

Kufizimet janë të ndarë në bazë të kohës dhe vendeve ku ka shumë njerëz. Kufizimet që vlejnë nga dita e hënë me 26 tetor 2020 janë:

  • Ulet numri nga 50 në 10 persona që lejohet të mblidhen ose tubohen. Në ambiente të jashtme ulet kufizimi nga 200 në 50 persona. Ky kufizim preferohet të zbatohet dhe respektohet edhe në shtëpi me mysafirët si dhe preferohet që çdo person maksimum të takojë 10 persona tjerë nga rrethi i ngushtë familjar. Ky kufizim nuk vlen për shkollat dhe disa vende pune. Ky kufizim vlen nga 26 tetor dhe në 4 javët e ardhshme deri më 22 nëntor.
  • Ndalohet shitja e pijeve alkoolike në dyqane, kiosqe dhe supermarkete prej orës 22
  • Rreptësohen kontrollet kufitare me Danimarkën. Kontroll i rregullt dhe testime për punëtorët nga jashtë shtetit që udhëtojnë/ punojnë çdo ditë në Danimarkë (psh. punëtorët nga Gjermania dhe Suedia). Turistët/ udhëtarët që vijnë në Danimarkë nga shtetet me shumë të infektuar, do të duhet të dokumentojnë test negativ jo të vjetër se 72 orë. Këto kufizime për kontrollet në kufijtë e Danimarkës vlejnë deri me 2 janar 2021.
  • Kufizimet e mëparshme vazhdojnë deri më 2 janar 2021
  • Anulim i arranzhmaneve/ festave sociale pa arsye
  • Nga dita e enjte me 29 tetor deri më 2 janar 2021, gjithë banorët e Danimarkës obligohen të mbajnë maskë ose vizir në gjitha lokalet e mbyllura publike. Këto janë vendet ku në të ardhmen obligohet mbajtja e maskës:

-shkollat për të rinjtë: gjimnaz dhe universitet, p.sh. kur nxënësit dhe studentët do të duhet të lëvizin nëpër objektin e shkollës ose universitetit nga një klasë në një klasë tjetër

-institucionet kulturore, si biblioteka dhe muze

-supermarkete

-kinema- këtu maska do të mbahet deri sa të ulesh për të pa filmin, dmth jo kur je ulur

-apoteka

-spitale

-transport publik

-restorante, kafeteri dhe bare. Maska nuk duhet të mbahet kur je ulur.

-mësuesit në shkolla fillore dhe pedagogët mund të mbajnë vizir.

Burim info: Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës

Nga: Bardhyl Islami