FERIECAMP – aktivitete falas për fëmijë, gjatë pushimit veror në Kopenhagë

Lajme

Komuna e Kopenhagës vazhdon edhe sivjet traditën e organizimit të shumë aktiviteteve falas për fëmijë të moshës 3 deri 17 vjeçare gjatë pushimit veror, nën moton FERIECAMP.

FERIECAMP gjatë këtij pushimi veror, do të mbahet në këto pjesë të qytetit të Kopenhagës: Tingbjerg, Husum, Bellahøj, Bispebjerg, Ydre Nørrebro, Indre Nørrebro, Amager Øst, Amager Vest og Sydhavnen.

Pjesëmarrja në aktivitete është falas dhe nuk duhet të rregjitrohesh për pjesëmarrje. Shumica e aktiviteteve mbahen në shoqata, klube dhe institucione në Kopenhagë, në të cilat edhe gjatë gjithë vitit mbahen aktivitete të ndryshme. Me fjalë të tjera, gjatë këtij pushimi veror, fëmija juaj mund të provojë disa aktivitete falas në FERIECAMP me qëllim që të stimulohet dhe motivohet për të zgjedhur një aktivitet që i pëlqen t’a zotërojë mirë gjatë gjithë vitit.

Lexo PROGRAMIN e FERIECAMP për pushimin veror 2023 këtu.

Lexo më tepër informata për FERIECAMP në pesë gjuhë të huaja: anglisht, turqisht, somalisht, urdu dhe arabisht.

Redaksia e revistës aktuale.dk ju uron pushim të këndshëm veror me FERIECAMP

Burim info: https://feriecamp.kk.dk

Nga: Bardhyl Islami