Njoftim: Kamp Sportiv Veror vetëm për fëmijët e mërgimtarëve – “Struga 2019”

Lajme
Të nderuar mërgimtarë. Agjencioni për Migracion i R. së Maqedonisë Veriore do të mbajë Kamp Sportiv Veror vetëm për fëmijët e mërgimtarëve – “Strugë 2019”. Rregjistro fëmijën tënd…

 

Agjencioni për Migracion në pajtim të kompetencës ligjore të saj, kujdeset për mërgimtarët dhe organizatat e mërgimtarëve në mbarë botën.

Në kuadër të Programit vjetor për punën e saj, për vitin 2019, Agjencioni për Migracion ka planifikuar edhe Kampin e Sportit dhe shoqërim në mes sportistëve nga Struga dhe fëmijëve të mërgimtarëve tanë – Struga 2019.

Kampi do të mbahet prej më 5.08.2019 – 10.08.2019, në Strugë. Vendosja e fëmijëve do të bëhet në Hotel me pansion të plotë dhe me ushqim të shëndetshëm (gjithësej pesë, tre të rregullta dhe dy ndërmjet ushqime), ndërsa shpenzimet do t’i mbulon Agjencia për Migracion.

Udhëtimin deri në Strugë është në organizim të prindërve.

Afati i paraqitjes është deri më 1 maj 2019.

Shpresojmë që fëmijët tanë nga mërgata me kënaqësi do të marrin pjesë aktive në këtë Kamp.

Rregjistro fëmijën tënd KËTU

KONTAKTO AGJENCIONIN PËR MIGRACION TË R.M.V.

Tel: +389 2 322 8212

Messenger: m.me/1047303455326576

E-mail: infoshqip@minisel.gov.mk

http://www.minisel.gov.mk