Ministri përgjegjës për diasporën z.Edmond Ademi, fton të gjitha organizatat, shoqatat dhe individët e interesuar, me origjinë nga diaspora, të paraqesin raportet e projektit që mbulojnë idetë dhe iniciativat e interesit të tyre.
Afati i fundit për aplikim zgjatë deri më 15 mars 2019, propozim – projektet e marra pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Projektet e skanuara i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Zyrës së Përfaqësuesve Diplomatik dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë dhe paralelisht në dijaspora@mfa.gov.mk. Nëse aplikanti nuk ka mundësi të skanojë projektin, ai dorëzohet me postë në përfaqësitë diplomatike përkatëse.
Formati i aplikimit të projektit, si dhe prioritetet për financimin e projekteve të diasporës, janë ngjitur dhe mund të shkarkohen nga linku në vijim nga Ministria e Punëve të Jashtme:
Burim info: Ministria për Diasporë e R.M.V. – https://www.diaspora.gov.mk/?q=sq/node/126