Takimet me diasporën nga Danimarka, ministri filloi takimin me bashkatdhetarët në klubin Vorca, më pas ministri Ademi mbajti një takim në ambasadën e R.M.V. në Kopenhagë me kryetarët e shoqatave, mediumeve, mësuesit e gjuhës amatare dhe përfaqësues të xhamive. Në këtë takim ishin bashkërisht pjesëtarë nga të gjitha përkatësitë etnike si ato shqiptare, maqedone dhe turke. Së fundmi ministri Ademi ishte i ftuar për një intervistë në radio Antena, radio e vetme lokale në gjuhën shqipe në Danimarkë që emiton emision në valët 90,2 FM.
Në këto takime, ministri Ademi theksoi se në periudhën e ardhshme, qeveria e RMV dhe ai si ministër për diasporën, do të mbeten të hapur për bashkëpunim me diasporën brenda interesit të përbashkët. Ai informoi për rëndësinë e strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, një dokument që duhet të formojë bazën e lidhjes institucionale mes RMV dhe diasporës.
Në kuadër të strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, ministri Ademi informoi diasporën se qeveria e RMV ka vënë në fuqi ligjin për investime të diasporës në RMV, me çka qeveria përkrah dhe subvencionon investimet e diasporës. Për çdo investim deri më 1.000.000 euro të diasporës në RMV, qeveria e RMV do të subvencionojë me 20% investimet e diasporës, ndërsa investimet e huaja me 10%. Aplikimi për investime të diasporës dhe të huajve në RMV bëhet vetëm në mënyrë elektronike (kliko drejtpërdrejtë këtu / .pdf)
Ministri Ademi është shumë i interesuar që të shtojë edhe numrin e mesuesve të gjuhës amatare në diasporë që qeveria i mbështet ekonomikisht. Momentalisht janë vetëm 13 mësues (maqedonas dhe shqiptar) në diasporë që paguhen nga qeveria e RMV.
Qëllimi i fundit për të cilin ministri u zotua se do të fillojë së realizuari, është hapja e Qendrës Kulturore për Diasporën në Danimarkë të financuar nga Ministria për Diasporë e RMV.
Në kuadër të vizitës së tij në Danimarkë, ministri Ademi të hënën me 18 shkurt realizoi një takim zyrtar me shefin e sektorit për fqinjësi Europiane në Ministrinë e punëve të jashtme të Danimarkës z. Alan Peg Christensen. Në këtë takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy shteteve, mes tjerash z.Alan njoftoi ministrin Ademi se me 1 mars qeveria e Danimarkës do ta paraqesë propozimin për të ratifikuar protokollin për anëtarësimin e RMV në NATO në parlamentin danez.
Vizitën në Danimarkë, ministri Edmond Ademi e mbaroi të martën me 19 shkurt me takimin zyrtar me ministren për Emigrim, Integrim dhe Strehim të Danimarkës znj. Inger Stojberg.
Nga: Bardhyl Islami