Zgjedhjet Parlamentare në BE 2019

Lajme
Nga 23 deri më 26 maj 2019 do të mbahen zgjedhjet parlamentare të vendeve të Bashkimit Europian (BE). Në Danimarkë zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën me date 26 maj nga ora 9.00 deri më 19.00.

Danimarka përfaqësohen nga 13 deputet në parlamentin Europian, por në rast se Britania largohet nga BE sipas rastit të BREXIT, atëherë Danimarka do të përfaqësohet nga 14 deputet.

Temat e këtyre zgjedhjeve parlamentare të BE, në Danimarkë janë: klima botërore, azilantët, balansimi i rrogave të punëtorëve dhe lëvizja e lirë e banorëve të BE.

Krahas zgjedhjeve parlamentare të BE, me 5 qershor 2019 në Danimarkë do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare të vet shtetit të Danimarkës.

Nga: Bardhyl Islami