Nga dita e hënë me 22 mars 2021, qeveria e Danimarkës ka vendosur të bëjë një rihapje të vogël dhe disa lehtësime të vogla. Ky vendim u soll të enjten e kaluar nga qeveria bashkë me gjitha partitë parlamentare në Danimarkë.
Rihapja e vogël dhe lehtësimet e vogla përfshijnë:
- Nxënësit e shkollave fillore të klasave që duhet të hyjnë në provim, do të fillojnë përsëri në shkollë. Secili nxënës duhet të bëjë test para se të fillojnë në shkollë e pastaj preferohet që këto nxënës të bëjnë test çdo tre ditë
- Nxënësit e atyre shkollave të mesme ku duhet të shkojnë në praktik ju lejohet të shkojnë në shkollë
- Tubimet riten nga 5 në 10 persona jashtë, ndera brenda në lokal vahzdon tubimi deri në maksimum 5 persona
- Tubime për aktivitete fetare dhe sportive jashtë në natyrë riten nga 25 në 50 persona, ndërsa brenda në lokal nuk ndryshon rregulli. Ky rregull do t’u lejojë edhe të luhen ndeshjet futbollistike
Të hënën me 22 mars, gjitha partitë parlamentare do të takohen për të planifikuar një rihapje edhe më të madhe në ditët në vijim.
Nga: Bardhyl Islami
Burim info: sst.dk, ssi.dk dhe stm.dk